Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në profilin e tij në facebook, vlerëson se konstituimi i institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të behet në bazë të parimeve kushtetuese dhe ligjore.
“Më mirë është të gjendet një rrugë e shkuarjes në zgjedhje të reja në mënyrë qe mos të prishen edhe më tepër raportet e liderëve politik por duke e parë se nuk ka fitues absolut në zgjedhje dhe nevoja e krijimit të koalicioneve pas zgjedhore është e domosdoshme, nga kjo nxjerrim mësim politik se nuk duhet të vendosen vija të kuqe publike të cilat pastaj janë pengesë për shlyerjen e proceseve shtetërore përpara”, shkruan Kelmendi.
Për më tepër ja postim i i tij i plotë:
Konstituimi i institucioneve të Republikes së Kosovës duhet të behet ne bazë te parimeve kushtetuse dhe ligjore.
Fituesi i zgjedhjeve PAN ka 39 deputet në Parlamentin e Kosovës.
Për të zgjedhur;
1. Kryetarin e kuvendit i nevojitet së pari koalicioni fitues duhet të propozojë kryetarin nga radhet e partisë më të madhe nē koalicion e që është PDK-ja.
2. Për tu votuar kryetari i Kuvendit nevojiten të jenë 61 deputet në sallë.
3. Për tu zgjedhur Kryetari i Kuvendit nevojiten 61 deputet. PAN-i ka vetëm 39 deputet, 20 janë nga pakicat dhe Lista serbe, pra gjithësejt janë 59, dhe mungojnë 2 vota të deputetëve.
Nga kjo gjendje PAN-i tenton të kontrabandojë se paku edhe 2 deputet të partive dhe kolicioneve tjera, të cilët ishin në listat e deputetëve grues gjate fushatës, dhe u angazhuan për ta bërë fitues partinë ose koalicionin dhe tani kërkohet nga këta deputet që ta mbështesin për një sekuencë partinë tjetër.
Çfarë kërkesa për joshje, shantazhe juridike, ekonomike politike, mitdhënie apo patriotizëm të vonuar.
Por të gjitha këto sot ndodhin sikur në ‘bashqe të babes’ edhe pse janë jo kushtetuese, jo ligjore dhe jo njerëzore. E njëjta dukuri është shqetêsue kur edhe mbështetet nga mediat dhe shoqëritë civile të shumta si dhe institucione të ndryshme pa u vërejtur fare.
Dy vota mungojnë edhe për kryetarin, dy vota mungojnë edhe për unitetin e koalicionit PAN.
Si të tilla këto fillojnë të mundësojnë krijimin e një qeverie të brishtë me shumë koalicione dhe shumë obligime të reja të krijuara nga premtimet joshëse, tē cilat bëhen me një kaçamak kërkesash. Çdo deputet është ndikues në vazhdimin e punës se koalicionit duke kërkuar zv/ kryeministra, ministra dhe zv/ministra dhe këto të gjitha do paguhen nga AAK – PDK ku çdo njëri nga këta do kërkojë favore tenderesh dhe punësimesh, duke ndikuar në rritjen e krimit dhe korrupsionit dhe duke ndikuar në reputacionin e shtetit.
Më mirë është të gjendet një rrugë e shkuarjes në zgjedhje të reja në mënyrë qe mos të prishen edhe më tepër raportet e liderëve politik por duke e parë se nuk ka fitues absolut në zgjedhje dhe nevoja e krijimit të koalicioneve paszgjedhore është e domosdoshme, nga kjo nxjerrim mësim politik se nuk duhet të vendosen vija të kuqe publike të cilat pastaj janë pengesë për shtyerjen e proceseve shtetërore përpara.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK