Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës.
“Ambiciet e klubit, atmosfera që po mbretëron dhe mbi të gjitha korrektësia që e karakterizon klubin e Gjilanit më kanë shtyrë që të mos mendoj dy herë për të vazhduar bashkëpunimin”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka shtuar se ka kaluar dy vite fantastike dhe ndjehet si në shtëpinë e tij.
“Si gjithmonë do të angazhohem maksimalisht për ngjyrat e këtij klubi për t’i arritur objektivat” ka thënë Kelmendi, për Të shtuar se: “Evropa është objektivi ynë i parë dhe synojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje”. /2LONLINE/