DYLON

KEDS nuk premton energji elektrike 24 orë gjatë dimrit

Avatar photo Redaksia

Ndërprerja e energjisë elektrikë po shkakton probleme të shumta për qytetaret e Kosovës.
Pas aksidentit të termocentralit Kosova A prodhimi i energjisë ka renë dukshëm, ndërsa ka shtim të importit, tha zëdhënësi i KEDS, Guri Shkodra.

Ai ka theksuar për Radio Kosovën se edhe pse KEDS nuk është i obliguar të importojë energji elektrike, ai ka filluar ta bëjë atë që nga data 6 qershor e këtij viti, nga dita kur ka ndodhur shpërthimi në Kosovën A.

EkoHigjiena

“Shpesh importi nuk mbulon kërkesën për konsum të qytetarëve të Kosovës, sidomos ditëve të fundit kur konsumi ngritët dukshëm për shkak te temperaturave mjaftë të larta edhe për shkak të nevojës se qytetarëve që të ftohen më pajisje të ndryshme. Ne vetëm sot jemi duke importuar energji me vlerë prej dikund 250 mgw, deri sa prodhimi vendor është vetëm 450 mgw”, tha ai.

Shkodra tha se KEDS është duke e bërë të pamundurën për qytetaret e vendit që mos të ketë ndërprerje të energjisë. Por ai nuk ka mundur të premtojë nëse qytetarët e vendit gjatë dimrit nuk do të përballen me mungesë të rrymës elektrike.

“KEDS, ka ofruar të gjitha informatat dhe ka qen partner i të gjitha institucioneve tjera në sektorin e energjisë në mënyrë që të gjinden zgjidhje që kjo krizë energjetike të tejkalohet dhe të ketë ndikimin me të ulët për të gjithë qytetaret e vendit”, tha ai

Si shkaktarë tjetër i ndërprerjeve të energjisë, mund të jetë edhe implementimi të investimeve në KEDS, tha Shkodra.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=1595