• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. KEDS jep informacione për reduktimet e rrymës
Nacionale

KEDS jep informacione për reduktimet e rrymës

by Redaksia 2LONLINE 23 Dhjetor, 2021 3 min read
 KEDS jep informacione për reduktimet e rrymës

Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT, njoftoi KEDS.

Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.

Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme.

Informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco (https://fatura.kesco-energy.com/auth/login), për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion. Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT.

Ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime.

Kriza energjetike ka kapluar tërë Europën, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Kursimi i energjisë elektrike aty ku është e mundur është shumë i rëndësishëm.

Nëse secili nga ne jep kontributin e vet, atëherë ballafaqimi me këtë krizë do të jetë më lehtë i menaxhueshëm dhe do ta afektonte sa më pak sistemin elektroenergjetik, pjesë e të cilit jemi të gjithë ne.

Tags: KEDS reduktimet e rrymës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Nacionale

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera

25 Maj, 2022
Shneta

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Diskutojnë për mundësinë e planifikimit të përbashkët në hartimin e planeve strategjike zhvillimore Komunë-KEDS

17 Mars, 2022

KEDS-i ka bërë të ditur se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona përfshirë Gjilanin

26 Janar, 2022

Kalkulimi i energjisë elektrike sipas propozimeve të qeverisë

24 Janar, 2022

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni pret në takim drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan

24 Janar, 2022

Të ndalen improvizimet por të punohet me plan

27 Dhjetor, 2021

Kriza energjetike në Kosovë

27 Dhjetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com