DYLON

KEDS-it synon realizimin e disa projekteve në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari I Komunës së kamenicës Begzad Sinani priti sot , përfaqësuesit e KEDS-it: Avni Alidemajn, drejtor i sistemit të operimit në nivel të Kosovës , dhe drejtorin e distriktit regjional të KEDS-it Ramadan Ahmetin.

Ata shprehën gatishmërinë e kompanisë së tyre për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës ,si dhe të njoftohen me planin zhvillimor e urbanistik të komunës, ku do të informoheshin se kah do të shtrihet qyteti dhe zona industriale, në mënyrë që investimet e KEDS-it, të jenë në përputhje me planin e komunës.

EkoHigjiena

Përfaqsuesit e KEDS-it e njoftuan Kryetarin Sinani me projektet që do t’i realizojnë në komunën e Kamenicës si : Zëvendësimi i shtyllave të drurit të tensionit të ulët me shtylla të betonit dhe rrjeti , ndërrimi i atyre shtyllave të tensionit lartë që paraqesin rrezik për tu rrëzuar, vendosja e disa trafostacione të reja për këto vend vendbanime: Hodonoc, Busavatë Kamenicë,Koretin, poashtu edhe disa projekte të vogla Lagjja Xhaqkaj dhe Batallt në fshatin Hogosht.

Kryetari Sinani premtoi se Komuna e Kamenicës do të bashkëpunoj me KEDS-in, dhe do të siguroj pjesëmarrje në realizimin e disa projekteve që janë më se të domosdoshme ./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.