DYLON

KEDS gjobitet me 65 mijë euro për përdorimin e njehsorëve me verifikim metrologjik të skaduar

KEDS gjobitet me 65 mijë euro për përdorimin e njehsorëve me verifikim metrologjik të skaduar
Avatar photo Redaksia

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon kontrollet ndaj njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Si rezultat i inspektimeve të fundit, janë identifikuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim me afat të skaduar të verifikimit metrologjik. Për këtë shkelje, operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është ndëshkuar me 13 gjoba administrative, në vlerë të përgjithshme prej 65 mijë eurosh.

EkoHigjiena

“Aktivitetet e mbikëqyrjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe zbatimin e plotë të legjislacionit dhe standardeve metrologjike në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.

Ky veprim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar mbikëqyrjen e tregut dhe për të siguruar respektimin e standardeve ligjore në sektorin e matjes së energjisë elektrike.

MINTI u bënë thirrje qytetarëve që posedojnë dëshmi ose kanë dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë t’i raportojnë ato përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën elektronike [email protected].   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.