DYLON

KE ka miratuar tekstin e MSA-së në mes të BE dhe Kosovës

Avatar photo Redaksia

Komisioni Evropian ka miratuar tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim Ascoiimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo u bë me procedurë të shkruar dhe me këtë veporim permbyllen angazhimet e këtij institucioni në këtë proces. Tani vendimmarrja shkon tek shtete anëtare të BE-së, sepse 28 anëtare, me konsensus duhet të vendosin dhe japin dritën e gjelbër për nënshkrimin e marrëveshjes në mes të zyrtarëve nga Brukseli dhe atyre nga Prishtina.

Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Kosova hyn në fazë të re të raporteve me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje formalizon raportet kontraktuale në mes të Brukselit e Prishtinës dhe e njëjta rregullon raportet tregtare dhe bashkëpunimin në shumë fusha.

EkoHigjiena

Me rastin e debatit në mesin e shnteteve anëtare dhe marrjes së vendimit për nënshkrim të marrëveshjes nuk pritet ndponjë pengesë seriozie meqë është gjetur gjuha e kompromisit në tekst të marrëveshjes ku Kosova nuk trajtohet si shtet i pavarur.

Kjo bën që të konsiderohet se pesëshja e cila nuk e njeh pavarësinë e vendit të mos pengojë hapin e ardhshëm në proces të stabilizim asociimit.

Marrë parasysh këto besohet se vendimi për nënshkrim dp merret në afat relativisht të shkurtër.

Andaj në rastin ideal, formalizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në qershor ku nënshkrimin në tekst të marrëveshjes sipas planit duhet ta vejnë, Frederika Mogherini në emër të Bashkimit Evropian dhe kryeministri i Kosovës, Isa Msutafa në emër të Prishtinës zyrtare.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=28980

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.