DYLON

KDS realizon kursin e avancuar për snajper

KDS realizon kursin e avancuar për snajper
Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, ka përfunduar me sukses kursi i avancuar për snajper, për gjeneratën e dytë të këtij viti.

Kursi kishte për qëllim avancimin e aftësive profesionale të pjesëtarëve në fushën e qitjes me snajper, si dhe zhvillimin e shkathtësive për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

EkoHigjiena

Trajnimi u realizua nga instruktorët e Qendrës së Stërvitjes Profesionale në KDS, përmes aktiviteteve teorike dhe praktike, të zhvilluara në ambientet e KDS-së dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Gjatë realizimit të kursit, pjesëmarrësit zhvilluan shkathtësitë e tyre profesionale në qitje në distanca të gjata, duke u trajnuar në përdorimin e sistemeve të ndryshme të armëve dhe kalibrave përkatës.

Përmes këtij kursi, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e përgatitjes ushtarake të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe detyrave të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.