DYLON

KDS realizoi Kursin e Avancuar për Lider

KDS realizoi Kursin e Avancuar për Lider
Avatar photo Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u realizua “Kursi i Avancuar për Lider”, me qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

Trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

EkoHigjiena

Ky kurs kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK.

Po ashtu, paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.