DYLON

KDS realizoi Kursin e Avancuar për Lider dhe Kursin e Liderit Luftarak

KDS realizoi Kursin e Avancuar për Lider dhe Kursin e Liderit Luftarak
Avatar photo Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) janë realizuar kurset e karrierës, Kursi i Avancuar për Lider dhe Kursi i Liderit Luftarak.

Kursi i Avancuar për Lider, ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në funksion të udhëheqjes në nivel togu. Trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë, ndërsa Kursi i Liderit Luftarak është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre. Pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike që i mundësojnë të operojnë me efikasitet në situata sfiduese.

EkoHigjiena

Këto kurse kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK. Po ashtu, paraqesin një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.