DYLON

KDS ka realizuar Kursin për Nënoficer të Lartë (KLN)

KDS ka realizuar Kursin për Nënoficer të Lartë (KLN)
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i Kursit për Nënoficer të Lartë (KLN) “Gjenerata 10-2026”.

Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave bashkëkohore, duke forcuar aftësitë e lidershipit, vendimmarrjes ushtarake dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike.

EkoHigjiena

Gjatë realizimit të këtij kursi, pjesëmarrësit kaluan nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar aftësi teorike dhe praktike të nevojshme për udhëheqje efektive në çdo nivel të përgjegjësisë, kursantët dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.

KDS mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.