DYLON

KDNJ angazhohet për stabilitet në Luginë nëpërmes përfaqësimit të shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ), me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për Shoqëri të Hapur në Beograd, fillon realizimin e projektit: “Fuqizimi i stabilitetit në Luginën e Preshevës nëpërmjet përfaqësimit të pakicës kombëtare shqiptare”.

Projekti ka për qëllim të kontribuoj në përfaqësimin më të mirë të komunitetit shqiptar, edhe në raport të bisedimeve midis qeverisë republikane dhe përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

EkoHigjiena

Në kuadër të projektit do të bëhet analiza e gjendjes së tanishme të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe e shkallës së jetësimit të Planeve dhe Programeve, të miratuara nga ana e qeverisë republikane në lidhje me Luginën e Preshevës.

Gjatë këtij procesi do të përfshihen qytetarët dhe grupet shoqërore në funksion të shqyrtimit të masave të nevojshme që duhen ndërmarrur për dinamizimin e përfaqësimit e komunitetit shqiptar; si dhe për të sensibilizuar qytetarët e këtij rajoni, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të këtij projekti do të përfshijë sa më shumë instanca dhe subjekte të interesuara, që ta vëjnë çështjen e përfaqësimit të shqiptarëve në fokus të opinionit publik.

“Projekti do të zgjasë dymbëdhjetë muaj dhe do të realizohet në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet në kumtesën e KDNJ-së me seli në Preshevë.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=19471

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.