DYLON

KDI: Gjakova e para, Gjilani komuna e dytë për transparencë

Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjakovës është Komuna më transparente, Gjilani e dyta, ndërsa Prishtina është e treta sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i bërë me gjashtë komuna të cilat udhëhiqen nga parti të ndryshme.

Sipas raportit të titulluar “Transparometri komunal”, i realizuar për muajt prill-shtator 2014, Gjakova është Komuna më transparente me 26.8 pikë, Gjilani me 23.3 pikë, Prishtina me 20.4 pikë, Graçanica me 16.1 pikë, Prizreni me 13.0 pikë dhe Deçani me 9.6 pikë.

EkoHigjiena

Qëndresa Hamaj e cila e ka paraqitur raportin, ka thënë se asnjë nga gjashtë komunat të cilat janë pilotuar në këtë raport nuk është plotësisht transparente.

“Sipas vlerësimeve nga transparoimetri, del që asnjëra nga këto komuna nuk ka qenë qind për qind transparente”, ka thënë ajo.

Kurse, sa i përket Prishtinës, ajo ka theksuar se është vlerësuar me 20 pikë, derisa i ka treguar edhe disa nga ngecjet që i ka në këtë drejtim. “Nivelin më të lartë të transparencës kjo komunë e ka tek konsultimet me publikun, ashtu si Komuna e Gjakovës. Ndërsa, nivelin më të ulët të transparencës e ka tek Kuvendi Komunal dhe tek pjesa financiare”.

Lidhur me këtë raport, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, nuk është shprehur i kënaqur, derisa i ka publikuar disa statistika sa i përket transparencës dhe llogaridhënies në këtë Komunë gjatë qeverisjes së VV-së.

Ndërkohë, Mimoza Kusari-Lila, e cila edhe është vlerësuar më së shumti në këtë raport me qeverisjen e saj me Gjakovën, ka thënë se edhe pse ka hapësirë për t’u përmirësuar, e vlerëson raportin me rëndësi të veçantë.
Kurse, ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, ka thënë se një prej prioritete më të mëdha të Kosovës është që t’i bashkohemi familjes evropiane dhe t’i implementojmë taktikat më të mira të Evropës.

http://botasot.info/lajme/341621/kdi-gjakova-e-para-gjilani-komuna-e-dyte-per-transparence/