DYLON

KBN: Prioritet mbetet bashkëpunimi me komunat e trekëndëshit ndërkufitar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka miratuar raportin e punës 10-mujore të këtij viti, të cilin e ka prezantuar kryesuesi i kësaj trupe komunale, Kushtrim Kadriu. Ai ka thënë se KBN i ka zhvilluar aktivitetet e veta sipas planit dhe përgjegjësive që ka me rregulloren komunale.

Kadriu ka nënvizuar një seri takimesh të cilat janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, ku janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit me komunat e Kosovës Lindore, problemet e të dëbuarve si dhe bashkëpunimi me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

EkoHigjiena

Komiteti ka diskutuar edhe për planin e punës për vitin e ardhshëm dhe si prioritete i ka caktuar vizitat në komunat e brezit kufitar, gjatë muajve të ardhshëm.

“Këto vizita janë të nevojshme për krijimin e urave ndërlidhëse mes Gjilanit dhe komunave të trekëndëshit Gjilan-Bujanoc-Kumanovë”, ka thënë Kadriu.

Njëherësh, në këtë takim, KBN ka miratuar edhe raportin e punës së Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. 2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.