DYLON

KBI përmes “Bereqetit” shpërndau mish kurbani

KBI përmes “Bereqetit” shpërndau mish kurbani
Avatar photo Redaksia

Sot, Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, realizoi shpërndarjen e mishit të kurbanit për 55 familje në nevojë, të vendosura në dy qendrat e banimit social në qytetin e Gjilanit.

Ky aktivitet humanitar u zhvillua në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe me pjesëmarrjen e drejtorit të kësaj drejtorie, Hekuran Rapuca.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës “Bereqeti”, mbetet i përkushtuar në mbështetjen e shtresave në nevojë, duke e fuqizuar frymën e solidaritetit, mëshirës dhe ndihmës së ndërsjellë, në përputhje me parimet e fesë islame dhe me vlerat tona shoqërore, thuhet në njoftimin e KBI-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.