DYLON

KBI përmes “Bereqetit”, shpërndajnë 2 mijë kg mish të freskët

KBI përmes “Bereqetit”, shpërndajnë 2 mijë kg mish të freskët
Avatar photo Redaksia

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, ka realizuar shpërndarjen e 2,000 kilogramëve mish të freskët për kategori të ndryshme të qytetarëve në nevojë”, ka bërë me dije koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” në Gjilan, Iljaz ef. Mustafa.

Sipas tij, përfitues nga ky aktivitet humanitar ishin: veteranët dhe invalidët e UÇK, Familjet e Dëshmorëve, Shoqata e të Verbërve, Shoqata “Hendikos”, si dhe familje me gjendje të rënduar socio-ekonomike.

EkoHigjiena

Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” në Gjilan, Iljaz ef. Mustafa, theksoi se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Bashkësisë Islame për të ndihmuar dhe përkrahur ata që kanë më së shumti nevojë, me qëllim që të sjellë gëzim dhe lehtësim në zemrat e tyre gjatë kësaj feste të madhe islame. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.