DYLON

KBI në Gjilan shtron iftar për Veteranët e luftës, Invalidët e luftës dhe Familjet e Dëshmorëve

KBI në Gjilan shtron iftar për Veteranët e luftës, Invalidët e luftës dhe Familjet e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan shtron iftar për Veteranët e luftës, Invalidët e luftës, dhe Familjet e Dëshmorëve, njofton KBI.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të pranishmit i përshëndeti kryetari i KBI-së, Naim Aliu.

EkoHigjiena

Ndërsa në emër të veteranëve invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve foli ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Almet Isufi.

Në këtë iftar morën pjesë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakufeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Yilmaz Kilonç, drejtor i Regjionit të Konyas dhe Halik Yildiz drejtor i Regjionit të Bursës, njofton KBI. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.