DYLON

KBI në Gjilan shtroi iftarin tradicional “Iftari na bashkon”

KBI në Gjilan shtroi iftarin tradicional “Iftari na bashkon”
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, ka vazhduar traditën në muajin Ramazan, për të shtruar iftarin tradicional “Iftari na bashkon”, ku  bëri bashkë përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, ata të nivelit lokal, përfaqësues të institucioneve komunale e qendrore, subjekteve politike, të bizneseve, shoqërisë civile, mysafirë nga komunat përreth, por edhe qytetet tjera të Kosovës, përfaqësues, të OSBE, KFOR-it, e të tjerë.

Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, në fjalën e tij shprehu mirëseardhje për të gjithë të pranishmëve  duke thënë se pikërisht qëllimi është për t’u bërë bashkë e për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj njeri tjetrit për bashkëpunimin e deritanishëm, që ka KBI, me institucione dhe me të gjithë të tjerët dhe anasjelltas, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se Këshilli i Bashkësisë Islame ka ngritur tani më një standard, një kulturë bashkëpunimi me të gjithë institucionet e vendit.

“KBI do të vazhdojë të mbetet faktor kyç në promovimin e paqes, të drejtësisë, barazisë, respektimit të vlerave dhe diversitetit në shoqëri”, ka thënë Aliui.

Ndërsa, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të pranishmit i përshëndeti Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat ef. Sahiti.

Ai tha se ndihet i nderuar, veçmas që ndodhet në këtë iftar të përbashkët në Gjilan,  pasi edhe vet është nga ky qytet dhe se vlerësoi lartë KBI-në e Gjilanit që po e vazhdon këtë traditë që përmes iftarit t’i bëjë bashkë të gjithë, pikërisht, siç ishte mesazhi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit,  për t’u shprehur falënderimi, respekti dhe mirënjohja për të gjitha institucionet e vendit,  për bashkëpunimin  që e tregojnë në vazhdimësi me Bashkësinë islame, në veçanti me KBI-në në Gjilan,  në të mirë të shoqërisë, transmeton 2LONLINE.com.

Në emër të Komunës së Gjilanit foli, Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, i cili tha se ndihen të nderuar që marrin pjesë  në këtë organizimi të Këshillit të Bashkësisë Islame , organizim tradicional, që ka për qëllim  për t’i bërë bashkë të gjithë , që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, të jenë të barabartë dhe të reflektojnë për angazhimet e tyre. Ai u ka uruar agjërim të lehtë të gjithëve në këtë muaj të Ramazanit.

Në fund, u organizua edhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve pasi paraprakisht, nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame e Gjilanit, u organizua gara në leximin e Kuranit “Gara Kuranore në Muajin e Ramazanit”, me këtë rast  për të gjithë fituesit, u ndanë mirënjohje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.