DYLON

KBI në Gjilan, për natën e Kadrit ndau 150 pako ushqimore

KBI në Gjilan, për natën e Kadrit ndau 150 pako ushqimore
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot për nder të Natës së Kadrit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan  150 familje, të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit.

EkoHigjiena

Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si: therrtoren “Malësia”, restorantin “Astoria” dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.