Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot për nder të Natës së Kadrit ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. U ndihmuan 150 familje, të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Koordinatori i SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, Iljaz Mustafa, tha se pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat elementare për përgatitjen e iftarit.
Ai njëkohësisht falënderon të gjithë ata që kontribuan që sofrat e këtyre familjeve të jenë të begata, si: therrtoren “Malësia”, restorantin “Astoria” dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret. /2LONLINE/