KBI në Gjilan organizoi tribunë vetëdijesuese në kuadër të Muajit Rozë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Departamentit të Gruas, organizoi një tribunë vetëdijesuese kushtuar Muajit Rozë, me synim ngritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta, kujdesit shëndetësor dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Aktiviteti u hap me leximin e ajeteve kuranore nga nxënësja Rejhane Haziri. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, i cili theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla dhe përgjegjësinë për kujdesin ndaj shëndetit.
Për simptomat, trajtimin dhe kujdesin ndaj kancerit të gjirit ligjëroi dr. Arben Bislimi, onkolog, ndërsa dr. Merrushe Ajeti trajtoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, zbulimit të hershëm dhe parandalimit.
Një fjalë rasti mbajti edhe mualimja Mirlinda Bekteshi, e cila përcolli mesazhe ndërgjegjësimi, solidariteti dhe përkrahjeje për gratë që përballen me këtë sfidë shëndetësore.
Programi u moderua nga mualimja Seide Hoti, ndërsa aktiviteti përfundoi me një koktej rasti për të pranishmet.
Përmes këtij aktiviteti, Departamenti i Gruas i KBI-së në Gjilan riafirmoi përkushtimin për vetëdijesimin e grave dhe komunitetit mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor, diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes së grave që përballen me kancerin e gjirit.
Informimi, kujdesi dhe mbështetja mund të bëjnë ndryshimin. /2LONLINE/
