DYLON

KBI në Gjilan organizoi tribunë me temën “Mesazhe Ramazani”

KBI në Gjilan organizoi tribunë me temën “Mesazhe Ramazani”
Avatar photo Redaksia

Në Teatrin e Qytetit në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI), në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, organizoi tribunë me temën “Mesazhe Ramazani”.

Duke iu shprehur mirëseardhje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar, kryeimami i Gjilanit, Ilaz ef. Mustafa, me fjalët se çdo fillim festiv i joni fillon me fjalën e Allahut, ia dha fjalën profesorit të Kuranit në Medresenë e Gjilanit, Mustafë ef. Hajdarit, për të lexuar ajete të Kuranit të Madhërishëm.

EkoHigjiena

Pas këndimit të ajeteve kuranore nga prof. Hajdari, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef. Aliu. Kryetari Aliu, foli për rëndësinë e  kësaj tribune dhe  muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Manifestimin e sotëm e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, duke iu dëshiruar të pranishmëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm nga Allahu Fuqiplotë.

Mbi temën “Masazhe Ramazani” foli Vedat ef. Sahiti, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai i përshëndeti  të pranishmit në sallën e teatrit dhe u shpreh tejet i emocionuar që ndodhet në qytetin prej nga vjen e gjendet në praninë e mësuesve të tij të dijes.

Ligjërata e tij u vlerësua shumë nga të pranishmit, meqë ishte e mbushur me fjalë të Zotit, hadithe profetike e porosi të shumta për rëndësinë e madhe të Ramazanit të bekuar.

Takimi përfundoi në mënyrën më të veçantë me ilahi të bukura nga kori i KBI-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.