KBI-ja në Gjilan pranon donacion një automjet
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka pranuar një donacion të vlefshëm në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit.
Në një ceremoni zyrtare, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu pranoi një furgon të tipit Opel Vivaro, dhuruar nga Usame Morina.
“Ky donacion vjen si mbështetje konkrete për aktivitetet dhe shërbimet që KBI Gjilan ofron për besimtarët dhe qytetarët, duke lehtësuar realizimin e angazhimeve të përditshme, si dhe duke rritur efikasitetin në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive fetare dhe sociale”, ka thënë Aliu.
Ai tha se Këshilli i Bashkësisë Islame Gjilan shpreh mirënjohje të thellë për këtë kontribut të çmuar dhe falënderon OBV Bashkëveprimi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në shërbim të komunitetit. /2LONLINE/
