KBI-ja e Gjilanit vazhdon t’u dalë në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore

KBI-ja e Gjilanit vazhdon t’u dalë në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan (KBI), po vazhdon me aktivitetin e saj human duke ndihmuar nevojtarët, por edhe kategoritë e ndryshme shoqërore.

Kryeimami i KBI-së në Gjilan, Iljaz Mustafa ka bërë me dije se sa herë që u jepet mundësia asnjëherë nuk kursehen por me angazhimin maksimal bëjnë që nevojtarët, familjet e varfra, jetimët por edhe kategori të ndryshe të shoqërisë të ndihmohen në format të ndryshe.

Mustafa ka bërë me dije se edhe tani përgjatë festës së Kurban Bajramit, KBI-ja e Gjilanit ka ndihmuar në shpërndarjen e të mirave materiale dhe këtë e ka bërë edhe në bashkëpunim me shoqata të tjera të vullnetit të mirë.

Kryemami Mustafa ka bërë me dije se edhe këto ditë të Festës së Kurban Bajramit, janë shpërndarë më se 1500 kg mish dhe po ashtu janë shpërndarë edhe 20 pako ushqimore, për kategori të ndryshme, si për veteranë, pensionistë, familje rome, familje të ndryshme që kanë gjendjen e rëndë ekonomike.

Ai ka bërë të ditur se këto ndihma janë shpërndarë edhe fal mbështetjes që e ka pas KBI-ja e Gjilanit nga organizata të ndryshme, në këtë rast me shoqatat “Istanbul” dhe “Dijanetin” e Turqisë.

Përndryshe, kryemami Mustafa ka premtuar se KBI-ja e Gjilanit asnjëherë nuk do të ndalet kur është në pyetje ndihma që duhet dhënë nevojtarëve dhe sa herë që krijohen mundësi do të ketë shpërndarje të ndihmave të ndryshme, për ata që kanë më së shumti nevojë.

KOMENTE