DYLON

KBI e Gjilanit shtroi iftar për veteranët e UÇK-së

KBI e Gjilanit shtroi iftar për veteranët e UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Në lokalet e Medresesë “Alaudin” – paralelja në Gjilan, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, shtroi iftarin veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

 Me rastin e shtrimit të iftarit kryetari i KBI, Naim ef. Aliu, falënderoi  veteranët për kontributin e tyre në luftë dhe për bashkëpunimin me organizatën e veteranëve të UÇK.

EkoHigjiena

Me këtë rast ef. Aliu foli shkurtimisht për rëndësinë e agjërimit të muajit të Ramazanit , vlerën e tij.

Në emër të veteranëve të UÇK foli Salih Mutafa i cili u falënderua për pritjen dhe respektin e treguar për veteranët dhe u zotua se  bashkëpunimi do ta intensifikojmë në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.