DYLON

KBI e Gjilanit me program festiv me rastin e 28 Nëntorit

KBI e Gjilanit me program festiv me rastin e 28 Nëntorit
2 minuta lexim

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, sot organizoi një program festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga rajoni i Anamoravës, përkatësisht nga Gjilani, Kamenica dhe Vitia, të cilët ndjekin mësim-besimin pranë mualimeve të tyre.

EkoHigjiena

Në emër të Departamentit të Gruas – Gjilan, të pranishmëve iu drejtua koordinatorja Mirlinda Bekteshi, e cila vuri në pah rëndësinë e atdhedashurisë, kultivimit të vlerave kombëtare dhe nderimit të sakrificave të shumta të popullit shqiptar ndër breza në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Programi u moderua nga mualimja Seide Hoti, ndërsa nxënësit e pasuruan atmosferën festive me pika të larmishme artistike, duke përcjellë mesazhe të fuqishme dashurie për atdheun, krenarie kombëtare dhe respekti ndaj historisë sonë.

Në përmbyllje të aktivitetit, u shtruan sofrat tradicionale me ushqime të përgatitura me përkushtim, duke i dhënë ngjarjes ngrohtësi, frymë vëllazërore dhe unitet.

“Lusim Zotin e Madhërishëm që ta mbrojë atdheun tonë, të dhurojë paqe, mirësi dhe begati në trojet shqiptare, si dhe të na bashkojë përherë rreth vlerave tona kombëtare e shpirtërore. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KBI-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.