“Këshilli i Bashkësisë İslame (KBI) në Gjilan në kuadër të angazhimit të saj për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me zyrën regjionale të institutit të mbrojtjes së monumenteve të Kosovës ka përgatitur projektin e restaurimit të xhamisë dhe mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunav”, ka thënë në një konferencë për gazetarët, Naim Aliu, kryetar i KBI-së në Gjilan, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Ai tha se këto dy objekte i kishte ngritur patrioti i madh Mulla İdriz Gjilani.
“Andaj ju bëjmë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Gjilanit të kontribuojnë në këtë aksion për të mbledhur mjete për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për të gjithë ne. Realizimin e këtij projekti ne ia kemi borxh, Mulla İdrizit që vakëfin e tij ta mbajmë gjallë për të qenë dëshmi për brezat e rinj, se të parët tanë nuk kursyen asgjë nga vetja dhe flijuan jetën dhe pasurinë për të ngritur shkolla që kombi të arsimohet dhe ndërtuan xhami që kombi të edukohet”, ka thënë Aliu.
Kreu i KBI-së ka apeluar te qytetarët vullnetmirë, afaristët, mërgimtarët, dunavasit kudo që jetojnë, që ta përkrahin këtë projekt me shpresë që xhamia dhe shkolla që do të ndërtohet, në Dunav, të jetë pikë kthese për banorët e fshatit që të kthehen në vendlindjen e paraardhësve të tyre.
Përndryshe, Aliu tha se kostoja e projektit kushton mbi 100 mije euro. Ai shtoi se do të fillojnë restaurimin me mjetet që do të tubohen nga besimtarët dhe qytetarët e vullnetit të mirë, transmeton 2LONLINE.com.
“Zoti ju ruajt dhe ju shpërbleftë për çdo kontribut sado të vogël që jepni për përfundimin e këtij projekti sa domethënës po aq edhe fisnik”, ka thënë Aliu, për të bërë me dije se kontributin mund ta dërgojnë secili në llogarinë e KBI në Gjilan enkas për xhaminë në fshatin Dunav:
Këshilli i Bashkësisë Islame, Gjilan.
Banka Kombëtare Tregtare
1960508426031337
SWIFT CODE: NCBAXXKPR