DYLON

KBI dhe Shoqata “Bereqeti” shpërndajnë pako ushqimore e miell për familjet e jetimëve

KBI dhe Shoqata “Bereqeti” shpërndajnë pako ushqimore e miell për familjet e jetimëve
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” dega në Gjilan në prag të ardhjes së muajit të Ramazanit, për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Gjilan bëri shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 thas miell për familjet e jetimëve.

Familjet u përcaktuan nga Koordinatori i degës Iljaz ef Mustafa, duke i përfshi të gjitha familjet e jetimëve.

EkoHigjiena

Në këtë aksion humanitar ishte Drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet Ajvazi dhe Koordinatori i Shoqatës Bereqeti dega në Gjilan Iljaz ef Mustafa së bashku me Sekretarin Agim ef Hyseni.

Këto pako janë donacion nga Qendra e Mbretit Salman të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Aksioni vazhdon edhe ditëve të tjera.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.