DYLON

KB “Vitia” zhvillon ndeshje miqësore me pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me nismën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është zhvilluar sot një ndeshje miqësore në basketboll në mes të Klubit të Basketbollit ” Vitia” me Klubin “USA Force Basketball”-klub ky i cili përbëhet nga pjesëtarë të ushtrisë Amerikane.

Këtë ndeshje të basketbollit e kanë parë nga afër edhe i pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani. Përndryshe edhe pse KB “ Vitia” ka një karrierë realitivisht të ri në basketboll vlerësohet se klubi në fjalë gjatë kësaj ndeshje ka treguar një profesionalizim të lartë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.