DYLON

KB Drita: Na ndihmoni të mbesim në elitë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vendimi i Bordit të FBK-së për mos përfshirjen e skuadrës së Dritës në garat e sivjetme, ka krijuar panik në kampin gjilanas që kërkojnë ndihmën e Drejtorisë së Sportit për ta paguar kuotacionin për licencim.

Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit, Drejtori i skuadrës së Dritës, Fazli Fazliu ende shpreson se skuadra e tij do të arrij t’i përmbushë kriteret për licencim si dhe të jenë pjesë e Superligës edhe në edicionin e ardhshëm pasi skuadra gjilanase ka ende se çfarë ti japë basketbollit kosovar.

EkoHigjiena

“Nuk jemi përjashtuar, mirëpo na është dhënë vërejtje për mospërmbushjen e obligimeve ndaj FBK-së, dhe ne jemi ne pritje nga DKRS-ja, të na ndajnë mjetet që na takojnë. Ne kemi bërë kërkesën zyrtare për lirimin e mjeteve tash ju mbetet atyre sa kanë vullnet të na ndihmojnë”, u shpreh Fazliu, për Portalin 2L ONLINE.

Ai insiston në marrjen e mjeteve pasi sipas tij të gjitha klubet e tjera në Gjilan janë ndihmuar pos klubit të basketbollit “Drita”. Përkundër gjithë kësaj tollovie, Fazliu beson se skuadra e tij do të jetë pjesë e elitës së më të mirë në basketbollin e vendit tonë.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e Basketbollit dhe do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për Basketbollin e Qytetit edhe pse jemi shumë të zhgenjyer nga bizneset e qytetit të cilët nuk mendojnë aspak për rininë tonë dhe për një klub, i vetmi në Anamoravë që nuk ndihmohet nga bizneset”, thekson Fazliu.

Kujtojmë se Drita garoi me sukses në edicionin e fundit të ETC Superligës, duke u renditur e pesta në klasifikim dhe pse gjatë gjithë kohës ishte pretendente për inkuadrim në play-off. Me gjithë angazhimin e zyrtarëve të klubit duke sjellë basketbollistë të huaj dhe duke inkuadruar talentët e akademisë së klubit, Drita kërkon edhe një mundësi që stinorin e ardhshëm të jenë sërish pjesë e elitarëve.

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.