Kaula Haziri shkëlqen në Kampionatin Evropian për të Rinj, siguron finalen në “EYC 2026”
Sportistja gjilanase e boulingut, Kaula Haziri, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke siguruar një vend në finale në Kampionatin Evropian për të Rinj “EYC 2026”.
Në një konkurrencë të fortë me 57 garues nga vende të ndryshme evropiane, Haziri ka arritur të renditet në mesin e 16 më të mirëve, duke përfunduar në vendin e 12-të dhe duke siguruar kështu kualifikimin në fazën finale.
Federata e Boulingut e Kosovës e ka cilësuar këtë arritje si një sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar se performanca e saj dëshmon për nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe talenti.
Sipas Federatës, ky rezultat është fryt i punës së palodhur dhe disiplinës së sportistes, e cila po përfaqëson Kosovën me dinjitet në skenën ndërkombëtare dhe po vendos standarde të reja për gjeneratat e reja në këtë sport.
Haziri tashmë pritet të garojë në finale, ku synon rezultate edhe më të mëdha, ndërsa mbështetja për të mbetet e madhe nga komuniteti sportiv në vend. /2LONLINE/
