DYLON

Kaula Haziri renditet në mesin e 8-të më të mirave në Kampionatin Europian të të Rinjve EYC 2026

Kaula Haziri renditet në mesin e 8-të më të mirave në Kampionatin Europian të të Rinjve EYC 2026
Avatar photo Redaksia

Në Kampionatin Europian të të Rinjve EYC 2026 që u mbajte në Berlin të Gjermanisë, sportistja gjilanase e boulingut, Kaula Haziri ka arritur një sukses të madh duke u renditur në vendin e 8-të nga 57 garuese sa morën pjesë gjithsej.

Federata e Boulingut e Kosovës vlerëson se ky rezultat përbën një arritje të madhe për sportin e boullingut në vendin tonë dhe një motivim i fuqishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin këtë disiplinë.

EkoHigjiena

Sipas Federatës, kjo arritje  e sportistes së boulingut, Kaula Haziri është frymëzim për gjithë vendin dhe dëshmi se me punë, përkushtim dhe besim, ëndrrat bëhen realitet.

“Urojmë që ky sukses të jetë vetëm fillimi i një rruge të gjatë plot fitore, rekorde dhe krenari për ty e për Kosovën”, thuhet në urimin e Federatës e Boulingut e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.