Katërmbëdhjetë vjet pa Rrahim Beqirin- Rokin
/2L ONLINE/ – Më 2 gusht do të përkujtohet rënia heroike e Rrahim Beqirit, Komandant Rokit. Në orën 11 bëhen homazhe te lapidari në fshatin e tij të lindjes, Kopërnicë, më pas do të vizitohen varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.
Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1957 në Kopërnicë të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa ate të mesme e kreu në Kamenicë.
Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Luginën e Preshevës.
I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit. Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.
Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e Dëshmorëve në Dardanë, shkruan kamenicapress/fb/


