Katërmbëdhjetë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 27 prill 2026 ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale, si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve‘‘
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vetëgjyqësia ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ndërtimi pa leje ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Kontrabandimi me mallra ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosje ‘‘. /2LONLINE/
