Katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA

Katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA

Tre maji është një datë e madhe për futbollin kosovar dhe vetë sportin e Kosovës, pasi që në datën e sotme katër vite më parë Kosova u bë anëtare e 55-të e UEFA-së.

Në Kongresin e 30 të UEFA-së, me numër minimal votash për pranim, Kosova e kaloi pengesën që hapi dyert e mëdha për futbollistët në institucionin kryesor të futbollit evropian.

Në këtë ditë mbahet në mend fjalimi i jashtëzakonshëm i zyrtarit ligjor të UEFA-së Alasdair Bell.

Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së, është njeriu, i cili me fjalimin e tij, arsyetoi se pse do të duhet të votohet Kosova për pranim në UEFA, përkundër Statutit që nuk pranon vendet që nuk janë anëtare të OKB-së.

Ndërsa,, kreu i FFK-së Fadil Vokrri kishte falenderuar shkurt të pranishmit.

“Moment historik. Do të mbrojë vlerat e futbollit. Nuk ka ku në futboll. Futbolli do të bashkojë njerëzit. Ju falemnderit shumë të gjithëve,” ka thënë Vokrri.

Kosova mori 28 vota PËR nga 54 delegatë të pranishëm, ndërsa, kundër saj votuan 24 shtete, e dy vota kanë qenë të parregullta.

KOMENTE