DYLON

Katër spitale të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Gjilanit nuk kanë pacientë të shtrirë me Covid

Katër spitale të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Gjilanit  nuk kanë pacientë të shtrirë me Covid
Avatar photo Redaksia

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me Covid-19, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-Covid-19.

EkoHigjiena

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë.  /2LONLINE/