Katër kuriozitete për shalqinin
Shalqini është një frut me popullaritet të gjerë, në sajë të shijes së ëmbël, por edhe prej faktit që është shumë freskues, pasi përbëhet në masën 90% nga uji. Për t’i njohur më mirë vetitë e tij, sjellim më poshtë katër kuriozitete:
Është i pasur me antioksidantë- Shalqini është i pasur me antioksidantë, sidomos lipoceni, madje përmban më shumë edhe se domatet. Ky element lufton radikalet e lira si dhe forcon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, lipoceni ruan qelizat nga dëmtimet, duke ndihmuar për parandalimin e kancerit. Këshillohet që të hahet tre herë në javë.
Të ngop- Duke qenë se ka një përmbajtje të madhe uji, shalqini është shumë i mirë për të na ngopur dhe në këtë mënyrë shmang konsumin e tepërt, duke parandaluar mbipeshën.
Këshillohet për femrat shtatzëna- Ngrënia e shalqinit gjatë shtatzënisë këshillohet gjerësisht, pasi përmban sasi të madhe vitamine C. Kjo vitaminë, ndihmon për të luftuar sëmundjet e frymëmarrjes, gripin dhe të ftohtin. Një mënyrë shumë e mirë kundër këtyre problemeve është ngrënia e shalqinit me pak limon.
Ndihmon zemrën- Shalqini i bën shumë mirë zemrës, pasi mban presionin e gjakut nën kontroll si dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare
