“Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi. Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Deklarata e plotë e kryetarit Alban Hyseni:
Në konferencën e sotme në Gjilan, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj shprehëm shqetësimet tona për mosfillimin e vitit të ri shkollor.
Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi.
Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor.
Gjithashtu Qeveria e Kosovës është përkujdesur për pakon e masave mbështetëse për të gjithë pa dallim, për përballje me inflacionin të cilin po e kalojmë si shoqëri e vend. /2LONLINE/