Fshatrat Boscë, Kolloleq, Strelicë dhe Moqar së shpejti do të përfshihen në rrjetin e zgjeruar të menaxhimit të mbeturinave.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkovic, së bashku me Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu, si dhe Menaxheren e Njësisë “Ecohigjiena” në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillave Lokale të Boscës, Kolloleqit, Strelicës dhe Moqarës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zgjerimin e rrjetit të mbeturinave dhe furnizimin e banorëve me kontejnerë familjarë 120 litra.
Këto katër fshatra do të përfshihen në rrjetin e menaxhimit të mbeturinave nga data 01 janar 2021. /2LONLINE.com/