Sot në Viti është mbajtur një takim me banorët e fshatrave Ramjan, Radivojc, Devajë dhe Fshati i Ri, ku u diskutua rreth projektit të ujësjellësit .
Qëllimi i këtij takimi që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte që banorët e këtyre lokaliteteve të njoftohen për së afërmi me këtë projekt në këto lokalitete dhe që ata të jenë pjesë e tyre.
Me këtë rast, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi po punon për krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturë, për të gjithë banorët e të gjitha lokaliteteve të komunës së Vitisë.
Në anën tjetër, banorët kanë falënderuar komunën për këtë projekt madhorë, si dhe kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e lartpërmendura. /2LONLINE/