Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet. Personat që vuajnë nga kjo gjendje shtohen dita ditës, kështu që nevoja për parandalim është urgjente dhe shumë e nevojshme.
Ushqimet e duhura mund të bëjnë vërtetë diferencën në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit. Prandaj në këtë artikull ju tregojmë 4 frutat më të mira që mund të hani çdo ditë për të shpëtuar nga kolesteroli i keq.
Avokado
Avokadot janë shumë të rekomanduara për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Kjo pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të rëndësishëm. Këtu përfshihet vitamina K, C, B5, B6, E dhe yndyrna të shëndetshme të cilat parandalojnë rrezikun e ishemisë dhe ndihmojnë zemrën.
Domatet
Shumë të shijshme dhe të përdorshme, domatet janë të pasura me vitaminë A, B, K dhe C të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë tek shëndeti i syve dhe zemrës. Domatet janë të pasura me kalium, prandaj ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në shëndetin e zemrës.
Mollët
Vlerat e mollëve për organizmin fillojnë që nga lëkura e mirë, tretja e deri tek zemra dhe balancimi i niveleve të kolesterolit. Duke qënë e pasur me fibra është edhe një antoksidant shumë i mirë. Kjo do të thotë më pas kolesterol të keq në trup. Kështu vetëm me një mollë në ditë do të mund të evitoni prekjen nga arterioskleroza dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare.
Agrumet
Të gjithë frutat që futen tek agrumet duke përfshirë edhe limonin e qitron, janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës.Megjithëse jashtë kësaj familje në këtë listë mund të përfshini edhe rrushin si një mënyrë për të mbajtur larg sëmundjet.Të gjitha këto fruta janë të pasura me falavonoide të cilat njihen për cilësitë e tyre në shëndetin e zemrës.