“Katana” feston njëvjetorin e themelimit
/2L ONLINE/ – Zhegra mund të mburret me talentë të shumtë të futbollit, skuadra të shumta sportive, por që nga viti i shkuar, tashmë në qytetin e heronjve ekziston edhe klubi i futbollit të vogël, që gjatë një viti jetë ka regjistruar rezultate mbresëlënëse dhe me krenari bartë emrin “Katana” të heroit kombëtar “Agim Ramadani”.
Pikërisht më 9 janar të vitit 2015 me formimin e këshillit iniciues, kryesisë dhe udhëheqësin e saj, u themelua klubi futbollistik “KATANA” në Zhegër. Falë kontributit të një grupi vullnetarësh dhe të rinjsh dhe ndihmën praktike që dhanë, ish-veteranët e KF “Zhegra” dhe KF “Flamuri” në mbledhje, u mobilizuan idetë praktike te të gjithë të pranishmëve dhe morën obligimin dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe masivizimin e kulturës fizike tek të rinjtë e Zhegrës me rrethinë. Pra , njëherësh është bërë një lidhje dialektike e kulturës dhe traditës sportive në mjedisin e komunitetit të Zhegrës.
Një gjë e tillë e koherencës permanente, ndihmoi që Zhegra krahas figurave të ndryshme historike që dha: Idriz Seferi , Agim Ramadani, vëllezërit Shaban dhe Sami Ukshini, nzorri edhe figura të sportit Xherdan Shaqiri dhe Erzen Rrustemi.
Përkundër kohës mjaftë të shkurtër një vjeçare, KF “KATANA” arriti suksese inkurajuese dhe mjaft të qëndrueshme sportive. Skuadra morri pjesë në ligën “Agim Ramadani”, duke regjistruar rezultate mjaft pozitive.
Në 15 ndeshje të zhvilluara në kuadër të ligës, kishte 9 fitore 2 barazime dhe 4 humbje, deri sa në kualifikimet e “Play Offit” shkoi deri në gjysmëfinale. Rezultat pozitiv kishte dhe në garat e kupës, me ç’rast skuadra u plasua deri në çerekfinale dhe në mungesë të fatit, nuk arriti të jetë prezent në mesin e skuadrave që do luftonin për këtë trofe.
Rezultatet e arritura nuk do të ishin mjaft të theksuara dhe të vlefshme për klubin “Katana” po të mungonte natyra financiare e tij. Falë ndihmës konkrete të personave dhe të kompanive të ndryshme, rezultatet janë ato që u permendën më lartë.
Organizimi i mirëfilltë i klubit vazhdon të jetë prezent edhe në vitin që sapo kemi hyrë. Falë ndihmës së bashkatdhetarëve, klubi “Katana” do të ketë siguri më të madhe këtë edicion dhe do vazhdojë me plotë ambicie garat në ligën “Agim Ramadani”, me ç’rast ndodhet në luftë në dy fronte, garat e kupës dhe të ligës.
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/




