/2L ONLINE/ – Katalogu që ka dalë nga Ministria e Administratës Publike për kategorizimin e vendeve të punës për shërbyesit civilë, nuk shihet me të njëjtin sy nga të gjithë. Me një vendim që ka dalë nga Qeveria më 5 shkurt me të cilin aprovohet katalogu i vendeve të punës për shërbyesit civilë në Kosovë, Ministria e Administratës Publike është ngarkuar t’i bëjë ndryshimet dhe plotësimet në këtë katalog. Por, Sindikata e Shërbimit Civil, e sheh me shqetësim këtë kategorizim, ndërsa konsideron se ka shumë paqartësi në këtë proces. Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi thotë se katalogu duhet të rishikohet.
“Patjetër që ky katalog duhet të rishikohet dhe të ribalancohet për faktin se me gjasë ky katalog i jep prioritet vetëm nivelit të lartë drejtues, ndërsa kategorive tjera të zyrtarëve dhe punëtorëve ndihmës dhe teknikë që janë, sigurisht se do të ndihen të rrezikuar, sepse niveli i kategorizimi që parashihet me këtë katalog të ndodhë, sigurisht se i prekë edhe në pagat e tyre”, ka thenë Zymberi për Radio Kosovën.
Sipas Zymberit, katalogu për kategorizimin e vendeve të punës është i kopjuar nga një shtet i BE-së, por që nuk është përshtatur me rrethanat e Kosovës. Si i tillë, kategorizimi që bëhet përmes këtij katalogu, sipas Zymberit do të ngjallë pakënaqësinë e shërbyesve civilë.
Në Ministrinë e Administratës Publike thonë se nuk do ta rishikojnë këtë katalog. Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Fitim Sadiku, për Radio Kosovën, ka thënë se kategorizimi i vendeve të punës bëhet sipas ligjeve përkatëse dhe si i tillë nuk është i dëmshëm për shërbyesit civilë.
“Nuk mund të rrezikohen pagat e shërbimit civil, sepse kategorizimi nuk ka për qëllim uljen e pagave, por nivelizimin e tyre me të cilin, çdo nëpunës civil për punën e njëjtë do merr pagë të njëjtë dhe nuk do të ketë ndikim të madh në lartësinë e pagës”, ka thënë Sadiku.
Ndërkohë që për këtë çështje ëshët shprehur edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri i cili duke iu referuar komunës që e drejton ka folur për riorganizimin e shërbimit civil të Gjilanit duke shtuar se do të standardizohen pozitat e zyrtarëve, njësive dhe drejtorive, duke vendosur një koeficient të barabartë sipas meritokracisë.
“Pas votimit në Kuvend të ndryshimit të Statutit të Komunës, ne jemi ne ditët e fundit të riorganizimit të shërbimit civil, i cili riorganizim sipas ligjeve në fuqi dhe kërkesës së fundit të qeverisë quhet katalogu i ri i shërbyesve civil për organizatën buxhetore të Gjilanit, ku do të standardizohen pozitat e zyrtarëve, njësive dhe drejtorive, duke vendosur një koeficient të barabartë sipas meritokracisë dhe duke larguar çdo lloj tendence që është gjetur në gradime dhe në shpërblime brenda shërbimit civil.”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Katalogu me 17 prill do të jetë i përfunduar ka bërë të ditur Haziri, për Portalin 2L ONLINE, ndërkohë që edhe kreu i Sindikatës ës Shërbimit Civil Mursel Zymberi ka thënë se kjo ata i dëmton shumë dhe paraqet një shqetësim shumë të madh andja definitivisht nuk do ta pranojmë në asnjë rrethanë. /2L ONLINE/