DYLON

Katalogu i muzeut të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjilani, si qendër komunale dhe, njëkohësisht dhe qendër e Kosovës Lindore, nga 28 Nëntori i këtij viti, edhe zyrtarisht do bëhet me muze, i emëruar tashmë, Muzeu i Qytetit të Gjilanit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, e cila nga themelimi e këndej, në këto 12 vite të punës dhe veprimtarisë së saj, një pjesë të angazhimit të parreshtur në terren e ka orientuar në vazhdimësi në gjetjen dhe grumbullimin e eksponateve dhe artefakteve të ndryshme, të cilat me një përkujdesje të parreshtur dhe në kushte thuaja jo dhe aq të mira, i ka ruajtur pikërisht për këtë ditë,që përmes themelimit dhe funksionaklizimit të Muzeut, t’ia ofrojë dhe publikut, si një pasuri e rrallë e traditës sonë mijëvjeçare.

EkoHigjiena

Tash, me rastin e zyrtariizimit të Muzeut, kjo Qendër… e pa të udhës ta publikojë edhe katalogun , brenda kopertinave të të cilit,kanë gjetur dhe janë renditur 223 eksponate dhe artefakte, me shënime përcjellëse.

Vlenë të potencohet se, ashtu siç e do edhe rendi, këto eksponate, artefakte si dhe numizmatika, janë sistemuar sipas llojit që karakterizohen: në eksponate e artefakte arkeologjike, poçari, thesare druri,mjete pune, veshje dhe shtrojë, elemente kuzhine e numizmatikë.

Ky katalog i përgatitur bukur edhe nga ana teknike, do ekspozohet dhe do të shpërndahet pikërisht në ditën e përurimit të Muzeut – më 28 nëntor 2016, në mesditë.

Sabit Rrustemi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.