DYLON

Kastrati: Viti 2014, vendimtar për FSK-në

Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejdnant Kadri Kastrati ka deklaruar se janë në përfundim të studimit të brendshëm që do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, e cila do të vendos për të ardhmen e FSK-së.

Sipas tij, ky vit është vit i suksesit për FSK-në, pasiqë ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale të cilat janë vlerësuar edhe nga NATO. Kastrati ka thënë se në FSK janë duke u bërë analiza të thella se ku janë dhe se çka duhet të ndryshohet që një ditë KFOR-i të largohet dhe FSK të jetë ushtri.

EkoHigjiena

“Jemi në fund të studimit dhe besojë që në fillimin e vitit të ardhshëm do të dalim me rekomandimin që do t’i dorëzojmë qeverisë se çka duhet të bëhet me të ardhmen e FSK-së”, ka thënë ai për RTK-në.

Ai tha se janë të përkushtuar t’i kryejnë obligimet e tanishme në bazë të misionit që kanë dhe vitin e ardhshëm varet se çka do të vendosin institucionet shtetërore për FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.