Kastrati: Vazhdojnë intervenimet për sanimin e gjendjes së krijuar nga vërshimet

Kastrati: Vazhdojnë intervenimet për sanimin e gjendjes së krijuar nga vërshimet

Ekipet komunale në Kamenicë, janë duke vazhduar monitorimin e gjendjes në terren pas vërshimeve të fundit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se po vazhdojnë intervenimet në lokalitete të ndryshme.

“Po vazhdojnë intervenimet në lokalitete të ndryshme, pas situatës së krijuar nga vërshimet në komunën tone. Ekipet komunale janë vazhdimisht në terren për sanimin dhe hapjen e rrugëve”, është shprehur ai.

Ndërsa kujtojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë problem me vërshime të kontakojnë në këta numra: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë. /2LONLINE.com/

KOMENTE