DYLON

Kastrati: Ushtria s’mund të bëhet me ndryshimin e ligjit

Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Kosova ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar nuk mundi ta përmbyllte transformimin e FSK-së në FAK. Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Ai ka bërë ëme dije se me ndryshimin e Ligjit për FSK-në mund të bëhet vetëm fuqizimi i kësaj force në disa aspekte, por jo t’i ndërrohet edhe misioni.

EkoHigjiena

Kastrati ka shprehur pesimizëm se transformimi i FSK-së mund të bëhet në këtë legjislaturë për faktin se, sipas tij, Kosova e ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar ta përmbyllte këtë proces.

“Partitë politike duhet të ulen e të bëjnë një kompromis për të kaluar këto ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kastrati në një intervistë për gazetën Epoka e re.

Ai ka sugjeruar që Kosova të mos humbas kohë, por FSK të ecë papara me avancimi e pajisjeve, armatimit dhe trajnimeve të tjera derisa të ndodhë transformimi i paraparë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.