DYLON

Kastrati uron foshnjën e parë të porsalindur që gëzoi subvencionin prej 200 eurosh

Kastrati uron foshnjën e parë të porsalindur që gëzoi subvencionin prej 200 eurosh
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka uruar foshnjën e parë që gëzoi subvencionin në vlerë prej 200 eurosh.

Kastrati ka thënë se 37 çifte kanë aplikuar për subvencionim.

“Aneli është gëzimi i parë i Arditit e Evgjenisë, si dhe foshnja e parë në Kamenicë që gëzoi subvencionin në vlerë prej 200 eurosh. Ndonëse ky vit nuk ishte fort i këndshëm për të gjithë, dhuratën më të madhe patën 37 çifte që morën epitetin prindër, e që kanë aplikuar për subvencionim. Anel, je dhurata më e mirë për prindërit tu. Jetofsh gjatë!”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Kujtojmë që kryetari Kastrati ka marrë vendim që tash e tutje të subvencionojë çiftet e reja me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.