DYLON

Kastrati takon grupin e performancës komunale, i falenderon për kontributin e dhënë në secilën fushë

Kastrati takon grupin e performancës komunale, i falenderon për kontributin e dhënë në secilën fushë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka takuar grupin e performancës komunale, ku së bashku kanë diskutuar për secilën fushë që është pjesë e raportit të perofrmancës.

I pari i komunës të gjithë zyrtarët për kontributin e dhënë ku nga puna e tyre komuna është shpërblyer me çmim nga vlersimi i performancës komunale.

“Bashkë me koordinatoren e grupit për performancë komunale, Valdete Berisha-Murina, sot u takuam me të gjithë zyrtarët nga të gjitha fushat. I falënderova për kontributin që e kanë dhënë, sepse ai kontribut na u shpërblye me çmim! U vlerësuam si një nga komunat me performancë më të mirë, e cila ia shtoi buxhetin komunës prej rreth 287 mijë eurosh. Tani po përgatitemi për vlerësimin e performancës për vitin 2020”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Kujtojmë që Komuna e Kamenicës nga vlerësimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Norvegjisë e Suedisë, komuna jonë ka përfituar grantin në vlerë prej 285,389.93. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.