DYLON

Kastrati: Provimin pranues në Edukim me disa problem teknike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot është mbajtur provimi pranues për afatin e dytë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, në drejtimet e Ekonomikut, Juridikut, Edukimit dhe Shkencave Kompjuterike.

Në këtë afat vende të lira në Fakultetin e Edukimit kanë qenë vetëm dy vende për shtetasit e Republikës së Kosovës në programin parafillor, kurse në programin fillor nuk ka pasur vende të lira pasi në afatin e pare janë plotësuar vendet.Vlen të theksohet se vende të lira për këto dy drejtime në edukim ka pasur edhe për aplikantët që vijn nga Lugina e Preshevës dhe minoritetet, 19 në programin fillor dhe 33 në programin parafillor.

EkoHigjiena

Këshilli Studentor I Edukimit ka vëzhguar këtë process ku ka vlerësuar se janë paraqitur disa problem teknike nga ana e disa asistentëve që janë përzgjedhur si monitorues nga ana e menaxhmentit të Universitetit.

Fatmir Kastrati, kryetar I këshillit studentor në Fakultetin e Edukimit ka thënë se disa asistent iu kanë bërë presion aplikantëve dhe këshillit studentor duke u sjellur në mënyrë të vrazhdë dhe sjellje jo të pranueshme që nuk I përkasin një profesori.

Kastrati tha se për këto vërejtje në ditët në vazhdim do ti paraqesin njesisë akademike dhe menaxhmentit ku shpreson që këto ankesa të paraqitura do të mirren parasysh nga organet kompetente.

Përndryshe këshilli studentor I Fakultetit të Edukimit vlerëson që pos këtyre vërejtjve të paraqitura provimi pranues ka qenë në nivel dhe si I tillë është I pranueshëm. /2L ONLINE/